Ambasada Amerikane përgëzon Kosovën për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë

HomeLajme

Ambasada Amerikane përgëzon Kosovën për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë

Kosova i është bashkuar sanksioneve të reja të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, të cilat u propozuan në pr

Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë, mbetet i pandryshuar ai i gazit
Përveç ndihmës sekretares amerikane, edhe Gabriel Escobar vjen në Kosovë – takohet me Kurtin
Pesë persona janë lënduar në aksidentin e mbrëmshën në Gjilan

Kosova i është bashkuar sanksioneve të reja të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, të cilat u propozuan në prill nga Këshilli i Bashkimit Europian dhe SHBA.

Këtë veprim të Qeverisë së Kosovës e ka lavdëruar ambasada e SHBA-së në Kosovë.

“SHBA lavdëron Kosovën për solidaritetin e saj ndaj Ukrainës – duke vendosur sanksionet, duke oftuar ndihmë humanitare për refugjatët dhe gazetarët, si dhe për dënimin e veprimeve të pajusftifikuara, të paprovokuara dhe vdekjeprurëse të Rusisë“, ka shkruar ambasada në Twitter.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte njoftuar se sanksionet kanë të bëjnë me ngrirjen e aseteve në Kosovë të individëve apo entiteteve të sanksionuara, ndalim të qasjes dhe operimit në treg, ndalim të udhëtimit dhe fondeve. Me sanksionet e reja, Kosova po ashtu ndalon çdo ndërmarrje të transportit rrugor rus apo bjellorus, me disa përjashtime. Kosova, po ashtu, ka ndaluar importin e qymyrit nga Rusia apo nga shtete që e blejnë nga Rusia.