Amerika vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

HomeLajme

Amerika vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Thesari amerikan ka njoftuar një sërë sanksionesh të reja kundër një kompanie të menaxhimit të jahteve dhe pronarëve të saj rusë. Ata përshkruhen s

Bie konsumi, edhe gjermanët po shtrëngojnë rripin pas rritjes së çmimeve
Kërkohet urgjentisht gjak 0+ nga ata që e kanë kalu Covid 19, për një pacient nga Gjilani
Policia merr informatën se shoferi i një kamionete është i armatosur, ndalohet në mes të qendrës në Gjilan

Thesari amerikan ka njoftuar një sërë sanksionesh të reja kundër një kompanie të menaxhimit të jahteve dhe pronarëve të saj rusë.

Ata përshkruhen si pjesë e një sistemi të korruptuar që lejon elitat ruse dhe presidentin Vladimir Putin të pasurohen, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Departamenti i Shtetit po synon veçmas oligarkë dhe elita ruse të afërta me Putinin, ndërsa Departamenti i Tregtisë po kufizon më tej aftësinë e ushtrisë ruse për të marrë teknologji.

“Kjo përfshin shtimin e 71 palëve të vendosura në Rusi dhe Bjellorusi në listën e entiteteve, duke i ndërprerë në mënyrë efektive marrjen e artikujve me origjinë nga ShBA ose produkte të prodhuara nga jashtë që rrjedhin nga disa teknologji ose softuer amerikanë”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.