Amerikë na shpëto nga budallakitë e kësaj qeverie, mërgimtarët braktisin Kosovën

HomeLokale

Amerikë na shpëto nga budallakitë e kësaj qeverie, mërgimtarët braktisin Kosovën

Gjilan – Gjilani ndodhet në kolaps energjetik dhe gjendje të jashtëzakonshme. Me orë të tëra pa energji, me defekte të shumta të ndaljes së rrymës. Më

Qëndron Kastrati merr përkrahje nga të gjitha anët
Bujar Nevzati falenderon qytetarët për përkrahje; I lumtur që kudo gjeta mbështetjen tuaj përsëri
Lutfi Haziri: Faleminderit Dobërçanit për mikpritjen dhe besimin!

Gjilan – Gjilani ndodhet në kolaps energjetik dhe gjendje të jashtëzakonshme. Me orë të tëra pa energji, me defekte të shumta të ndaljes së rrymës. Mërgimtarët nga e enjtja kanë filluar të kthehen mbrapshtë. Kam ardhur në shtëpi dhe s`kam pasur mundësi as të hy brenda nga i ftohti. Albini po e rrezikon një popull të tërë nga vdekja thotë Ramushi.

Nazlija një nënë e cila jeton në qendër të Gjilanit thotë se gjashtë orë nuk ka pasur energji ditën e enjte.”Ne në qendër nuk kemi me çka të nxehemi, fëmijët po na vdesin nga të ftohtit” shprehet ajo.

Musliu një tjetër banor në lagjen e tetë ku rryma mungon me orë të tëra thotë se Albin Kurti po e luan rolin e Kim Youngut. “Ai po i thotë popullit të vet mos qeshni 10 ditë, e neve Albini po na thotë vdisni për 10 ditë. Kjo është e tmerrshme dhe e patolerueshme. Amerika duhet të ndërhyjë dhe të na shpëtojë nga budallakitë e kësaj Qeverie, ndryshe do të vdesim nga i ftohti” shprehet i revoltuar ky qytetar.

Ndryshe, Gjilani me orë të tëra është në terr. Mërgimtarët e shumtë kanë nisur të kthehen mbrapshtë të zhgënjyer ekstrem nga kjo sjellje naive dhe qesharake e Qeverisë./rajonipress/