Anulohen zgjedhjet në Han të Elezit

HomeLajme

Anulohen zgjedhjet në Han të Elezit

Kandidati i pavarur për kryetar të Hanit të Elezit, Rufki Suma, është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me procesin

Mërgimtarët kthehen në vendet ku punojnë, brenda javës do të realizohen qindra fluturime
Shtrenjtohen biletat e autobusëve në Kosovë
Dy fëmijët u gjetën të ekzekutuar me plumb në kokë, detaje nga tragjedia në familjen shqiptare në Gjermani

Kandidati i pavarur për kryetar të Hanit të Elezit, Rufki Suma, është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me procesin zgjedhor që është zhvilluar në këtë komunë, e ku kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Mehmet Balazhi fitoi pa balotazh. PZAP-ja ka vendosur që katër vendvotime t’i dërgojë në rivotim, shkruan Gazeta Express.

Sipas vendimit të PZAP-së, Suma është ankuar se simpatizantët e PDK-së kanë bërë presion mbi qytetarët e Hanit të Elezit që të votojnë këtë subjekt politik.

Më datë 18.10.2021, PZAP-i, ka pranuar ankesë nga kandidati i pavarur Rufki Suma, i cili pretendon se gjatë netëve të fundit të zgjedhjeve lokale në Komunë e Hanit të Elezit simpatizantët e PDK-së, kanë bërë presion mbi qytetarët ku çdo qytetarë e kanë përcjellë me veturë dhe i kanë bërë ultimatum që të mos futen nëpër shtëpi, pra po ashtu dyshojmë se janë shpërndarë mjete për blerje të votave. Parashtruesi i ankesës thekson se e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës por të njëjtit nuk kanë dalë për t’i shpërndarë turmën e njerëzve”, thuhet në njoftim.

Kështu PZAP-ja ka urdhëruar KQZ-në që të përsëritet votimi në katër vendvotime.

“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me seli në Prishtinë, ta përsërisë votimin vetëm për kryetar komune në Qendrat e Votimit, nr. 3301d, 3302d, 3303d dhe 3304d të gjitha në Komunën e Hanit të Elezit”, thuhet më tutje në vendimin e PZAP-së.

Kjo komunë ka gjithësej 11 vendvotime.

Sipas rezulateteve të së dielës, pas numërimit të 100% të votave, Mehmet Balazhi i PDK-së doli fitues me 50.98% të votave të përgjithshme.

I dyti doli kandidati i pavarur, Rufki Suma me 42.47% të votave.

Ndërsa, Sherif Berisha i Lëvizjes Vetëvendosje mori vetëm 6.54% të votave.