“AR – KATANA” tregon anën humane, nisë kontingjentin e ndihmave për vatrat e goditura nga vërshimet

HomeLajmeLokale

“AR – KATANA” tregon anën humane, nisë kontingjentin e ndihmave për vatrat e goditura nga vërshimet

Kompania më e madhe në rajon për ndërtim “AR – KATANA” duke parë gjendjen e rënduar të qyteteve të vërshuara kohëve të fundit ka nisur një kontingjent

ATK gjobit 62 kompani që nuk kanë arkë fiskale dhe nuk lëshojnë kuponë fiskalë
Kurti: Aplikimi në BE, ditë historike për popullin e Kosovës
NATO: Aksioni i Policisë së Kosovës në veri, veprim për vendosjen e ligjit

Kompania më e madhe në rajon për ndërtim “AR – KATANA” duke parë gjendjen e rënduar të qyteteve të vërshuara kohëve të fundit ka nisur një kontingjent të ndihmave me dyer, pako ushqimore, batanije e lodra për fëmijë.

“AR – KATANA” ashtu qysh e ka treguar humanizmin edhe në shumë raste të tjera, edhe tani pas vërshimeve të fundit në Drenicë, ka vendosur që nesër të nisë një kontingjent të ndihmave për në fshatin Llaushë të Skënderajt.

Muhamet Ajrullahu president i kompanisë tha për rajonipress se kontingjenti i ndihmave përmban dyer të brendshme, pako ushqimore, batanije e lodra për fëmijë. Shpresoj që nesër në mëngjes këto ndihma do të shpërndahen në Llaushë të Skënderajt” tha Ajrullahu.

Muhamet Ajrullahu tha se çdo kush që i ka mundësitë duhet të ndihmojë rajonin e Drenicës dhe tërë atë pjesë që u goditë së fundit nga vërshimet. “Të gjithë jemi bashkë dhe unik, në të mirë e në të keq, sepse tek e fundit jemi vëllezër dhe kemi obligim e borxh ndaj njëri tjetrit” tha Ajrullahu./rajonipress/