Ardhja e bashkatdhetarëve për festat e fundvitit, kolona te Dheu i Bardhë dhe në Merdar

HomeLajme

Ardhja e bashkatdhetarëve për festat e fundvitit, kolona te Dheu i Bardhë dhe në Merdar

Ardhja e bashkatdhetarëve për fundvit në Kosovë ka bërë që të krijohen kolona në disa pika kufitare. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar,

E dhimbshme: Vdes i riu kosovar, Erin Godanci
Deklarata e Borrellit për aksionin në veri, komentuesit e “gozhdojnë” me komente: Pse duhet të negociohet luftimi i kontrabandës dhe krimit me Serbinë?
Në Dubai hapet pishina më e thellë në botë

Ardhja e bashkatdhetarëve për fundvit në Kosovë ka bërë që të krijohen kolona në disa pika kufitare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te pika kufitare Dheu i Bardhë janë krijuar kolona për të hyrë në vend e cila është e gjatë nga 80-90 metra dhe pritja është 50-60 minuta, ndërsa në pikën kufitare Merdar kjo kolonë është deri në 40 metra dhe pritja është 15-20 minuta.

Edhe në pikën tjetër kufitare në Muçibabë pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 15-20 minuta në hyrje.

Ndryshe, dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak aktualisht janë të mbyllura për kalim, kjo për shkak të situatës së krijuar në veri të Kosovës.