Ardian Shabani: Shpenzimet për trajtimin e pacientëve me probleme në sy ranë nga 2 milionë në 400 mijë

HomeLajme

Ardian Shabani: Shpenzimet për trajtimin e pacientëve me probleme në sy ranë nga 2 milionë në 400 mijë

Shpenzimet për trajtimin e pacientëve me probleme në sy kanë rënë nga 2 milionë nga viti 2019, në rreth 400 mijë në vitin 2021. Kjo për faktin se K

Drejtorët komunal të Arsimit takohen sot me përfaqësues të MASHTI-t, diskutohet për fillimin e vitit të ri shkollor
Një person në Gjilan kafshohet në këmbë nga qeni “pitbull”, pronari i qenit dënohet me 500 euro gjobë
Gjykata në Gjilan merr vendim për reperin gjilanas Fero

Shpenzimet për trajtimin e pacientëve me probleme në sy kanë rënë nga 2 milionë nga viti 2019, në rreth 400 mijë në vitin 2021.

Kjo për faktin se Klinika e Syve në QKUK ka ulur numrin e pacientëve të referuar për trajtim jashtë institucioneve publike, shkruan Gazeta Shneta.

Kështu ka bërë të ditur vet drejtori i Klinikës së Syve dr. Ardian Shabani në një intervistë në emisionin Shneta në T7.

Ai ka thënë se shumica e pacientëve që kanë kërkuar trajtim jashtë QKUK-së, kanë qenë patologji të kirurgjisë së segmentit të pasëm të syrit.

“Kemi avancuar me këtë shërbim, në vitin 2019 kemi pasur 503 pacientë që kanë kërkuar trajtim jashtë, numri i pacientëve në vitin 2020 ka rënë në 193. Rënia më e madhe e pacientëve të referuar jashtë është në vitin 2021 me 103 pacientë”, ka thënë Shabani.

Ai ka treguar edhe vlerën e buxhetit që është shpenzuar për trajtimin e këtyre rasteve.

“Në vlera monetare në vitin 2019 MSH ka shpenzuar mbi 2 milionë euro. Në vitin 2020 shpenzimet kanë rënë në rreth 700 mijë euro, ndërsa në vitin 2021 pak më shumë se 400 mijë euro”, ka thënë Shabani.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për nevojat tjera që i ka klinika për të avancuar edhe me shërbime tjera. Më poshtë gjeni linkun e intervistës.