Armend Rexhepi – Cilësi!

HomeOpinione

Armend Rexhepi – Cilësi!

Nga Armend Rexhepi – Veti thelbësore, tipar i veçantë i brendshëm (zakonisht veti e mirë, tipar pozitiv), që e dallon një send ose një frymor nga send

Fundviti shkollor dhe domosdoshmëria për reflektim lidhur me ironinë për mësimdhënien
Skandali i radhës i konkursit të arsimit në komunën e Gjilanit
“Çka niva diçka që po i fajësojnë diasporën” – Valon Syla u del në mbrojtje mërgimtarëve

Nga Armend Rexhepi – Veti thelbësore, tipar i veçantë i brendshëm (zakonisht veti e mirë, tipar pozitiv), që e dallon një send ose një frymor nga sendet ose frymorët e tjerë dhe që na jep mundësi ta njohim e ta vlerësojmë. Cilësi të mira (të rralla). Cilësi të larta. Cilësitë kryesore. Cilësitë e përbashkëta. Cilësi të veçanta. Cilësi fizike (morale). Cilësitë racore. Cilësitë e njeriut. Cilësitë e tokës. Cilësitë e mishit. Plotësi i cilësisë. gjuh. Fitoj një cilësi të re. Ka cilësitë e duhura. Humbet cilësitë.
Fjalori: Shqip-Shqip

Të ngritësh cilësi!

Për të arritur një cilësi më të lartë në sistemin arsimor në vendin tim Kosovën, sistemet politike (qeveritë) duhet urgjent të rrisin dinjitetin e mësimdhënësve me paga të qëndruesheme, me sigurime shëndetsore, me kushte më të mira të punës.

Krejt këto, që nxënësit nga shkolla fillore e ajo e mesme të vrapojnë të bëhen mësimdhënësa, e kjo do rriste konkurencën në drejtimet për mësimdhënje, ku në ato drejtime do aplikonin nxënësit më të zot nga Gjimnazet (nga ku llogariten se janë nxënës më të përgaditur).

Në fakultetet për përgaditje të profileve të mësimdhënies do mund të aplikonin vetëm nxënësit e shkëlqyeshëm. (Vetëm Gjimnazistët)

Dhe kjo do të ndodhte, sepse me këto profesione do ishin më të përgaditur për një jetesë të dinjitetshme. (Do paguheshin mirë)

Dhe në fund sigurisht se kjo do reflektonte në gjithë shoqërinë e re Kosovare.

(Kur mësuesit kishin paga të mira, (para vitit 90) ishin të mirë, kur mësuesit nuk paguheshin fare e kur kanë paga të vogla apo mesatare në krahasim me profesionet e tjera, sjanë të mirë)