Arrestohet ish-drejtori i urbanizimit në Gjilan për keqpërdorim të detyrës zyrtare

HomeLajmeLokale

Arrestohet ish-drejtori i urbanizimit në Gjilan për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka njoftuar se pas disa hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndaluar për 4

Pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme
Kosova duhet t’i kalojë pesë faza që të anëtarësohet në NATO
Nesër do të bëhet shqyrtimi i masave kundër COVID-19

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka njoftuar se pas disa hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndaluar për 48 orë, ish drejtorin e Urbanizmit në Gjilan, Bekim Bajrami, shkruan Insajderi.

Sipas njoftimit të prokurorisë, për Bajramin ekzistonte dyshimi se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK-së”.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njoftom se pas hetimeve disa mujore në bashkëpunim Policinë e Kosovës- NJHRKEK ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë, ish drejtorin i Urbanizmit ne Komunën e Gjilanit, tani të dyshuar B.B, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Gjithashtu në njoftim thuhet se ai kishte lëshuar leje të ndërtimit pa plotësuar kushtet ligjore.

“I njëjti, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, ka lëshuar leje të ndërtimit pa u plotësuar kushtet ligjore”, thuhet në njoftim.