Arrestohet kryetari i degës së VV-së në Viti nën dyshimet për dhunimin e një të miture, më pas lirohet

HomeLajmePolitikë

Arrestohet kryetari i degës së VV-së në Viti nën dyshimet për dhunimin e një të miture, më pas lirohet

Zyrtari i partisë Vetëvendosje në komunën e Vitisë, njëherit edhe kryetar i qendrës së kësaj partie në atë qytet, Bislim Bislimaj u raportua se është

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se kreu dy grabitje
Situata e rënduar me COVID, Kurti u drejtohet qytetarëve me një video: Vaksinohuni
Shi, mjegull dhe diell, moti për javën e parë të nëntorit

Zyrtari i partisë Vetëvendosje në komunën e Vitisë, njëherit edhe kryetar i qendrës së kësaj partie në atë qytet, Bislim Bislimaj u raportua se është arrestuar gjatë ditës së djeshme si i dyshuar për dhunimin e një të miture.

Bislimaj e ka konfirmuar arrestimin e tij, por dha edhe një shpjegim të tij.

Bislimaj ka thënë se kjo  është bërë për çështje politike, dhe se ndaj babit të vajzës ka hapur edhe padi.

Sipas Bislimajt kjo nuk është hera e parë që i është bërë një kurth e tillë nga ky person.

“Po jam arrestuar dhe kam qëndruar 24 orë dhe jam liruar sot. Kjo për mua parasë gjithash ka të bëjë me çështjen politike, kjo nuk është hera e parë që më është bërë kjo kurth për tu avancuar pak më tepër në publik, por unë kam bërë padi ndaj prindit të vajzës, i cili e keqpërdorë fëmijën e vet për me marr një privilegj para kryetarit. Unë jam liruar pasi nuk ka prova, unë kam qenë në fushata ata e kanë krijuar kurthën”, ka thënë Bislimaj për Insajderin.

Se Bilmaj ishte mbajtur në paraburgim për 48 orë ishte konfirmuar edhe nga Prokuroria e Gjilani.

Lexo edhe:  Edhe taksitë ilegalë shtrenjtojnë çmimin, e bëjnë 70 centë

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale „‟Dhunimi‟, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ditë më parë një e mitur ishte deklaruar e zhdukur nga familjarët e saj në komunën e Vitisë. E njëjta është raportuar nga policia se është gjetur dje gjatë ditës.

Sipas Policisë viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit të qendrës për punë sociale, ku ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar

“Viti 04.11.2021-19:00, Raportohet se viktima femër kosovare, e mitur, e cila ishte raportuar si e zhdukur, e njëjta është gjetur me datën 05.11.2021 .Viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit të qendrës për punë sociale, ku ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima dërgohet në ekzaminim gjinekologjik. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhej në njoftimin e policisë.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.