Arrestohet në Gjilan personi i kërkuar për grabitje

HomeLajme

Arrestohet në Gjilan personi i kërkuar për grabitje

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 20.12.2022 rreth orës 22:45 ka pranuar informatë se në një market në qytetin e

Ky është personi i cili humbi jetën pasi iu rrokullis traktori
Reagon Shoqata e Gastronomëve pas lajmeve për mbyllje: Nuk pranojmë mbyllje pa kompensim financiar
Zyrtare: Hiqet ora policore

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 20.12.2022 rreth orës 22:45 ka pranuar informatë se në një market në qytetin e Gjilanit një person i maskuar nën kërcënimin e armës së zjarrit ka arritur që të grabis një shumë të parave duke u larguar më pas në drejtim të panjohur. I njëjti gjatë grabitjes dyshohet se ka shtënë në ajër me armën e zjarrit por askush nuk është lënduar.
Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve intensive hetimore ka arritur që të arrestojnë të dyshuarin kosovar shqiptar Z.Sh. (1982).

Arrestimi i të dyshuarit nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme se i njëjti dyshohet se është i përfshirë në kryerjen e veprës penale të lartcekur. Pas arrestimit i njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rrethanat e rastit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë për veprën penale ‘’Grabitje’’ dhe rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan.