Arrestohet një person në Gjilan, ishte kërkim nga Gjykata

HomeLajme

Arrestohet një person në Gjilan, ishte kërkim nga Gjykata

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me datën 22.08.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e

Gjilanasja largohet nga shtëpia, nuk është kthyer tash e 4 ditë
Të enjten në Gjilan nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor
Ja nga cila datë lejohet të përdoren fishekzjarret në Kosovë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me datën 22.08.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar H.Q. (1987).
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprat penale ,,Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe ,,Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve’’ me dënim burgimi prej një (1) vit, dy (2) muaj e pesëmbëdhjetë (15) ditë.
Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.