Arrestohet zyrtari gjilanas që pranoi punën e pakryer prej 66 mijë eurosh

HomeLajme

Arrestohet zyrtari gjilanas që pranoi punën e pakryer prej 66 mijë eurosh

Arrestimet në lidhje me korrupsion e keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po vazhdojnë në institucionet e Kosovës. Një prej arrestimeve ka

24 vjet nga sulmi në familjen Jashari
Dy fëmijët u gjetën të ekzekutuar me plumb në kokë, detaje nga tragjedia në familjen shqiptare në Gjermani
Zgjedhjet e 17 tetorit: Mbi 3 mijë policë, 35 gjyqtarë dhe 80 prokurorë në mbrojtje të votës

Arrestimet në lidhje me korrupsion e keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po vazhdojnë në institucionet e Kosovës.

Një prej arrestimeve ka ndodhur sot në Gjilan, ku është arrestuar një zyrtar komunal, menaxher i një projekti, ku kishte pranuar punët e pakryera në palestrën sportive në Zhegër të Gjilanit, raporton Zëri.

“Hetimet policore janë zhvilluar nën dyshimin se kompania për mbikëqyrjen e punimeve, konkretisht pronari i saj: M.J., (viti i lindjes 1973, mashkull kosovar), që nga data 12.07.2017 deri më 03.12.2020, ka pranuar si punë të kryera punët në vlerë prej 66.000 (gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) €, e që në fakt ato punë nuk ishin kryer duke e dëmtuar buxhetin e komunës edhe duke i sjellë kompanisë që kishte fituar tenderin fitimin e lartcekur (66.000 €)”, thuhet në komunikatën e policisë.

I arrestuari është intervistuar nga policia në prani të avokatit, teksa prokurori ka urdhëruar ai të dërgohet në mbajtje për 48 orë.