Avdiu: I kemi kritiku ata që e bënë shtetin, s’paskemi të drejtë të kritikojmë futbollistët?

HomeLajme

Avdiu: I kemi kritiku ata që e bënë shtetin, s’paskemi të drejtë të kritikojmë futbollistët?

Zana Avdiu ka qenë temë në mediat kosovare, por deklaratat e saj për Granit Xhakën kanë bërë bujë edhe në mediat zvicerane, po ashtu edhe mediat serbe

Kosova pa sistem të mbrojtjes kundër breshërit, para luftës kishte 110 pika të tilla
Alarmon Selver Lenjani: Qytetarët e Karaçevës jetojnë në ankth se çka mund të sjell e nesërmja
Jasharaj pati guximin e përballjes me gazetarët, Kurti iku nga ta me vrull

Zana Avdiu ka qenë temë në mediat kosovare, por deklaratat e saj për Granit Xhakën kanë bërë bujë edhe në mediat zvicerane, po ashtu edhe mediat serbe kanë shkruar për deklaratën e Avdiut.

Avdiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se askush nuk duhet të jenë imun ndaj kritikës.

Sipas saj, janë kritikuar edhe komandantët e luftës, ushtarët e UÇK-së, veteranët dhe lëvizjet paqësore për pavarësi.

Pyet se pse nuk paskemi të drejtë t’i kritikojmë futbollistët.

”I kemi kritiku komandantët e luftës, kemi kritiku ushtarë që kanë luftu për liri. Kemi kritiku veteranë e invalidë të luftës. I kemi kritiku aktivistet e sistemit paralel të Lëvizjes Paqësore të viteve 90-ta. I kemi kritiku të burgosurit politikë. Pra ata që e kanë çlirua, pavarësua e ba këtë shtet. E nuk paskemi të drejtë të kritikojmë futbollistë? Bullshit“, ka shkruar ajo ndër tjerash në Facebook.