Azemi: Me 400 euro pagë në Kosovë mund t’i hani veç dy bureka në ditë

HomeLajme

Azemi: Me 400 euro pagë në Kosovë mund t’i hani veç dy bureka në ditë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se ata nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre që paga minimale të jetë së paku 400

Ngritet aktakuzë kundër 73 personave për rastin “Karaçeva”
Latifi paralajmëron mbylljen e shkollave, nëse përkeqësohet situata me COVID-19
Nuk do të mund të hyni as në fitnes pa u vaksinuar masat e reja antiCOVID që do të votohen në mbledhjen e sotme të qeverisë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se ata nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre që paga minimale të jetë së paku 400 euro.

“Ne jemi të obliguar ta themi fjalën tonë. SPSPK-ja qëndron në atë se pagë minimale nën 400 euro nuk mund të pranohet. Për këtë pagë, ne e kemi marrë një familje katëranëtarëshe dhe e keni parë se me gjëra minimale as 460 euro nuk dilnin”, ka thënë Azemi në një konferencë për shtyp të mërkurën.

Tutje Azemi ka deklaruar se me 400 euro mund t’i hani veç nga dy bureka në ditë.

“Me 400 euro pagë në Kosovë mund të hahen veç dy bureka në ditë”, tha Azemi.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dje ka njoftuar se kanë punuar në rritjen e pagës minimale në 264 euro