“Babai i tij s’e dha jetën t’i vritet djali pabesisht nga dora e shqiptarit” – Postimi prekës i familjarit të 23-vjeçarit që u vra mbrëmë

HomeLajme

“Babai i tij s’e dha jetën t’i vritet djali pabesisht nga dora e shqiptarit” – Postimi prekës i familjarit të 23-vjeçarit që u vra mbrëmë

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë te “Ujëvara e Mirushës” në aksin rrugor Klinë-Gjakovë, ku u vra 23-vjeçari, Fazli Hoxha dhe u plagosën dy vëllezër

Aktivistja serbe: Djalin tim do ta dërgoja në Ushtrinë e Kosovës
“Në Kosovë kurrë më nuk do të ketë policë të Serbisë”, presidentja i reagon Beogradit
Nesër do të bëhet shqyrtimi i masave kundër COVID-19

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë te “Ujëvara e Mirushës” në aksin rrugor Klinë-Gjakovë, ku u vra 23-vjeçari, Fazli Hoxha dhe u plagosën dy vëllezër të tij, pas kohës së iftarit, raporton Gazeta Sinjali.

23-vjeçari është djali i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fazli Hoxha, prej të cilit e ka trashëguar emrin, pasi lindi disa muaj pas vdekjes së tij.

E një postim prekës e ka bërë një familjar i të ndjerit, i cili ka thënë  se babai i tij dëshmor nuk e ka dhënë jetën që pas 23 viteve t’i vritet djali në pabesi.

Mbas vrasjes se Bacit Fazli pas disa muajsh u rikthye buzëqeshja ne familjen Hoxhaj (lindi nje djalë qe e pagëzuan me emrin e babait te vrarë ne masakren e Gullbocit). Por baci Fazli nuk e dha jetën qe sot pas 23 viteve ti vritet djali ne pabesi nga dora e shqiptarit”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, çdo problem ka zgjidhje, por jo me vrasje teksa ka bërë thirrje për të ndalur vëllavrasjen.

Kujtojmë se Fazli Hoxha mbeti i vdekur, pasi nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve që mori, ndërsa vëllezërit e tij u plagosën me armë dhe u lënduan me mjete të forta nga katër të dyshuar, të cilët janë arrestuar.

I riu që u vra ka qenë djali më i vogël i familjes Hoxha nga fshati Gollubovc i Malishevës. Ai ka lënë pas vetes edhe 8 vëllezër të tjerë.

Motivi i kësaj tragjedie sipas informatave të para dyshohet se është hakmarrja për një incident të mëhershëm që ka ndodhur në Itali.

Pas arrestimit të të dyshuarve, Policia në shtëpitë e tyre nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë, teksa në vendin ku ndodhi krimi janë sekuestruar gjësende të rrezikshme si thika, zinxhir, lopatë, që për Prokurorinë flasin për një “pritë” klasike të organizuar nga të dyshuarit.