Gjatë inspektimit të një autobusi të linjave të gjata në pompën e benzinës  dhe zonën e pushimit, në Leipheim, policët e grupit të kontrollit të kërkimit, zbuluan se  disa të huaj po qëndronin ilegalisht në Gjermani, pesë prej të cilëve janë shtetas të Shqipërisë dhe njëri shtetas i Kosovës.
Këtë herë bëhej fjalë për gjithsej gjashtë burra dhe gra, të moshave 24 deri 30 vjeç, transmeton albinfo.ch. Periudha e qëndrimit të paligjshëm e tyre, siç është konstatuar, zgjaste deri në tre vjet.
Akuzat penale për qëndrim të paligjshëm bëhen me këtë rast kundër të gjithë personave.