Banorët e fshatrave të Vitisë të shqetësuar nga zjarrëvëniet e qëllimshme dhe deponitë ilegale të mbeturinave

HomeLajme

Banorët e fshatrave të Vitisë të shqetësuar nga zjarrëvëniet e qëllimshme dhe deponitë ilegale të mbeturinave

Viti – Sipas EVSB, banorët e fshatit Beguncë Komuna e Vitisë, janë të shqetësuar nga deponit ilegale të mbeturinave, dhe nga zjarrevëniet e qëllimshme

Mediat serbe: Britania dërgoi raketa në Kosovë, Vuçiq do t’i reagojë Boris Johnsonit
Kurti tregon se sa para janë mbledhur deri tani për Fondin e Sigurisë
Bien temperaturat, sot dhe nesër deri në 29 gradë celsius

Viti – Sipas EVSB, banorët e fshatit Beguncë Komuna e Vitisë, janë të shqetësuar nga deponit ilegale të mbeturinave, dhe nga zjarrevëniet e qëllimshme. Banorët e kësaj ane pyesin: A thua pse jemi kaq jo miqësorë ndaj natyrës së mrekullueshme që kemi!

Një ecje e cila të zhgënjen! Kështu ishte orë më parë në fshatin Beguncë, Komuna e Vitisë, vërehej:
Zjarr, mbeturina, rrezikohej rrjeti elektrik, si dhe lidhjet kabllovike të internetit.
Banorët e zemëruar nga këto dukuri pyesin:
A funksionon shteti, apo mungon, pse nuk vepron ligji ndaj dukurive të tilla, nuk dijme kush dhe sa janë në funksion organet e menaxhmentit të drejtorive të pyjeve, thuhet në reagimin e banorëve të fshatit Beguncë.

Fatkeqësisht ky është niveli ynë qytetarë, mohues dhe shkatërrues të vetvetes sonë thonë disa nga banorët e këtij fshati.

EVSB, këto pamje janë drejtpërdrejt nga vendndodhja, andaj apelojmë te drejtoritë përgjegjëse, që të marrin masat e duhura ndaj këtyre dukurive negative, dhe personat e pa përgjegjshëm të marrin dënimin e merituar thuhet në njoftimin e Koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/