Banorët e qendrës së Gjilanit po kundërshtojnë ndërtimin e objektit të Bashkësisë Islame, e quajnë të kundërligjshëm

HomeLajme

Banorët e qendrës së Gjilanit po kundërshtojnë ndërtimin e objektit të Bashkësisë Islame, e quajnë të kundërligjshëm

Një pjesë e banorëve të qendrës së qytetit në Gjilan, po kundërshtojnë ndërtimin e një objekti të Bashkësisë Islame, i cili sipas tyre është në kundër

100 euro për studentët, Qeveria jep njoftimin e fundit
Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan dënon me 1000 euro furren pasi pesha e bukes nuk ishte 500gr
Vajza e Adriana Matoshit flet pas operacionit: Mami e pati më të lehtë falë jush, ju duam…

Një pjesë e banorëve të qendrës së qytetit në Gjilan, po kundërshtojnë ndërtimin e një objekti të Bashkësisë Islame, i cili sipas tyre është në kundërshtim me ligjet dhe i cili shkel të drejtat e qytetarëve.

Banorët janë ankuar jo vetëm në Komunën e Gjilanit, por edhe në ministritë përkatëse, duke kundërshtuar ndërtimin e këtij objekti sipas të cilëve është ndërruar destinacioni i parcelave. Ky revidim i pjesshëm sipas banorëve bie ndesh dhe është në kundërshtim me ligjet e MMPH.

Tek vendi në fjalë kompania punëkryese kishte nisur punimet me 20 tetor të këtij ku ishte grryer tek lokacioni, të cilat ishin ndërprerë nga inspektorët e Komunës, por ato për disa ditë kanë vazhduar edhe përkundër ndalimit.

Por më pas edhe nga Ministria e Kulturës ishin ndalur punimet dhe ishin vendosur shiritët nga MKRS.

Deria sot aty sot kanë nisur punime, por të cilat sipas burime nga Komuna e Gjilanit, për Gazetën SInjali tregojnë se pas ankesave të banorëve, Drejtoria e Inspeksionit ka kërkuar nga punë kryesi që në vendin ku ishte punur, ta kthej në gjendjen e më parshme.

Kuvendi Komunal i Gjilanit me 5 qershor 2020 ka marr vendim për aprovimin e revidimit të pjeshëm  të planit rregullues  urban qendra zonat 1 në parcelat  nr. 03872-0 dhe nr.03878-0.

Sipas dokumentit të siguruar nga Sinjali, Ministria e Pushtetit Lokal  me 15. 07. 2020, thuhet se Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ka konstatuar se vendimi në fjalë është i kundërligjshëm  me ligjet në fuqi, duke i kërkuar KK të Gjilanit rishqyrtimin e tij.

Edhe në dokumentin e Ministrisë së Ekonomisëdhe Ambientit  të protokoluar me 01.07.2020, thuhet  se pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të komunës, vlerëson se akti I komunës është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

E Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në përgjigje në ankesën e banorëve me 01. 07  2020  vendimin e KK Gjilan, për revidimin e pjeshshëm të PRrU Qendra Zona 1 në dy parcela.

Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrotje e Komunës së Gjilanit i ka lëshuar leje ndërtimore Bashkësisë Islame  më 06.10.2021.

Gjykata e Apelit me 15.09 2022 me vendim ka aprovur ankesën e Këshillit të Bashkësisë Islame, ku shtyhet ekzekutimi i vendimit  të paditësit Qeveria e Kosovës- Ministria e Mjedisit deri në vendosjen përfundimtare sipas padisë së paditësit.

E Instituti për Mbrojtjen e Monunementeve i Ministrisë së Kulturës me një vendim më 24.11.2022, ka aprovuar rekomandimin e Komisionit Profesional Shqyrtues ku ka miratuar projektin ideor për ndërtimin e objektit administrativëdhe kulturorë  nga BIK.

Derisa as nga Komuna e Gjilanit, Bashkësia Islame, Ministria e Mjedisit, Kulturës e Pushteti Lokal nuk janë përgjigjur për Sinjalin për të dhënë sqarime lidhur me këtë problem.