Bëhet i gjallë snajperisti më ‘vdekjeprurës’ në botë për të cilin u tha se u vra në Ukrainë

HomeLajme

Bëhet i gjallë snajperisti më ‘vdekjeprurës’ në botë për të cilin u tha se u vra në Ukrainë

Oliver Lavigne-Ortiz, i njohur si Wali, i cili konsiderohet si snajperi më vdekjeprurës në botë, ka mohuar të gjitha thashethemet që vijnë nga Rusia,

Sot varroset i riu nga Gjilani, Artan Miftari
Ambasada gjermane njoftim të rëndësishëm për vizat: Nga data 1 nëntor
Osmani letër presidentit Biden, kërkon ndihmën e tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Oliver Lavigne-Ortiz, i njohur si Wali, i cili konsiderohet si snajperi më vdekjeprurës në botë, ka mohuar të gjitha thashethemet që vijnë nga Rusia, të cilat thonë se ai ka humbur jetën gjatë luftimeve në Ukrainë kundër agresionit rus.

Në faqen e tij në rrjetin social Facebook, Wali ka publikuar një fotografi ku shihet me snajper në dorë i mbuluar me topa shumëngjyrësh, raporton Gazeta Sinjali.

“Unë jam gjallë. Thashethemet se kam vdekur në luftime kanë qenë krejtësisht qesharake. Ne kemi fituar terren ndaj armikut, përveçse kemi shkaktuar shumë humbje. Fatkeqësisht, kemi humbur edhe shokë”, shkruan kanadezi në rrjetet e tij sociale.

Wali ishte një nga 20 000 luftëtarët që u regjistruan në të ashtuquajturin Legjioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës.

Wali, një veteran i ushtrisë kanadeze, për disa mercenar e për të tjerë hero, ka marrë pjesë në luftëra të ndryshme në botë si në Afganistan e Siri. Pak ditë më parë, bëri bujë lajmi se ai ka mbërritur në Ukrainë për të luftuar kundër ushtrisë së Vladimir Putin.