Bekim Haxhiu paralajmëron se Trusti mund të hyjë në rend dite në seancën e parë të kuvendit

HomeLajme

Bekim Haxhiu paralajmëron se Trusti mund të hyjë në rend dite në seancën e parë të kuvendit

Rreth 1.5 miliardë euro, kosovarët hynë kredi në vitin 2022. Këtë shifër e ka thënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në një

“Nuk do të kthehem kurrë”, mediat kroate: Të rinjtë nga Kosova nisen masivisht drejt Gjermanisë
Ministria e Shëndetësisë ndryshon sërish datën: Masat antiCOVID hyjnë në fuqi nesër
Ishte në arrati qe 3 vite, arrestohet në Gjilan person i dyshuar për vepër penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”

Rreth 1.5 miliardë euro, kosovarët hynë kredi në vitin 2022.

Këtë shifër e ka thënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në një prononcim për Gazeta Blic, në lidhje me atë se çfarë po ndodhë me shqyrtimin për tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti, nismë kjo nga qytetarët e ku mbi 21 mijë nënshkrime ishin deponuar në Kuvendin e Kosovës, përcjell klankosova.tv.

Haxhiu po vlerëson se kjo shumë e marrjes së kredisë nga qytetarët u bë për shkak të inflacionit dhe rritjes së çmimeve, e ku sipas tij, nga kjo shumë e kredive për shtetasit e Kosovës, një pjesë e konsiderueshme u shpenzuan për blerjen e druve për ngrohje, ushqimeve bazike e gjërave tjera elementare.

Sipas tij, kjo është dëshmia me e mirë që Kuvendi i Kosovës duhet të votojë PËR tërheqjen e 30 për qind të parave nga Trusti për shkak të krizës ekonomike dhe rritjes enorme të çmimeve të produkteve bazë.

Megjithatë, ka një lajm të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Nisma qytetare ka pasur të trajtohet në seancën e fundit të dhjetorit, por kjo u zvarrit në Komisionin për Buxhet që drejtohet nga Armend Muja. Tani kanë kaluar të gjitha afatet ligjore dhe të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe qysh në seancën e parë të sesionit të ri në javën e tretë të janarit mund të futet në rend dite kjo nismë qytetare”, ka thënë Bekim Haxhiu për Gazeta Blic.

Sipas Haxhiut, lehtësisht mund të kaloj në Kuvend kjo nismë për arsye se ka një reflektim edhe të deputetëve të shumicës, këtë rast të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ju e patë atë ditë në komision se dy deputet të VV-së abstenuan. Ka një disponimi te deputetët e partisë në pushtet që të votohet PRO”, ka thënë Haxhiu. E iniciuesi i kësaj nisme, Adnan Jashari ka thënë për Gazeta Blic se nuk ka informatë se kur mund të jetë në rend dite kjo pikë, por ka kërkuar që sa më parë të jetë si pikë e rendit të ditës sepse sipas tij, çdo ditë qytetarët po e pyesin se çfarë po ndodh me 30 për qind të parave nga Trusti.

“Po presim që sa me shpejt të dalë për rend dite pasi që afatet kanë përfunduar dhe po zvarritet tashmë qëllimshëm!”, tha ai.

Tri partitë opozitare: PDK, LDK e AAK kanë kërkuar që kjo nismë për trustin të kaloj në Kuvendit e Kosovës për shkak të inflacionit. Ato e kanë kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës se po mbanë të “bllokuar’ mbi 700 milionë euro në llogarinë e qeverisë.

Duke u nisur nga kjo ata kanë kërkuar që Trusti duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës.