Berjani: Çmimi i derivateve bie me 12 deri në 15 cent për herë të parë pas 3 muajsh

HomeLajme

Berjani: Çmimi i derivateve bie me 12 deri në 15 cent për herë të parë pas 3 muajsh

Fadil Berjani nga Shoqata e Naftëtarëve ka treguar se sot është ulur çmimit të derivateve globalisht, me rënie për 170 dollarë në ton, që i bie se çmi

ALO POLICIA: A vlenë ligji edhe për misionin e OSBE-së, në Livoç tejkalim në vijë të plotë
Dita e sotme shënon kulminacionin e nxehtësisë në Kosovë
Janë shqiptuar 1344 gjoba për kundërvajtësit e trafikut rrugor

Fadil Berjani nga Shoqata e Naftëtarëve ka treguar se sot është ulur çmimit të derivateve globalisht, me rënie për 170 dollarë në ton, që i bie se çmimet në Kosovë do të bien për 12 deri në 15 cent.

“Një lajm i gëzueshëm për qytetarët, sot për herë të parë pas 3 muajve kemi zbritje të çmimit në berza dhe në organizatën prodhuese OPEC, ku çmimi ka ra mbi 170 dollarë, tani qytetarët kanë mundësinë të furnizohen me çmim të derivateve shumë më të lirë”, tha Berjani në Info Magazine.

“Derivatet e naftës kanë rënie për 170 dollarë në ton, që do të thotë se i bie nga 12 deri 15 centë zbritje”, u shpreh Berjani.

“Çmimi do të jetë më i lirë për 12 apo 13 centë në ditët në vijim”.

“Mendoj se mbasi filloi çmimi të bie, do të largohemi nga kriza aktuale. Këto çmime kanë qenë enorm për konsumatorin tonë, qytetarët tonë nuk e meritojnë dhe nuk ishte dashur të paguajnë kaq shtrenjtë një litër naftë, sepse gjendja ekonomike e dimë se si është”.

Tujte Berjani tregoi se brenda një dite, Kosova harxhon 2 deri në 2.5 milionë derivate.

/GazetaSinjali/