Besnik Bislimi: Nuk ka krizë ekonomike në Kosovë

HomeLajme

Besnik Bislimi: Nuk ka krizë ekonomike në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se perspektiva evropiane që i është premtuar Kosovës përmes Marrëveshjes për Stabilizim Asocii

“Ni thi ma pak”, komenti skandaloz i imamit nga Gjilani pas vdekjes së pacientit me zemrën e derrit
19-vjeçarja nga Gjilani vuan nga sëmundja skleroze multiple, ka nevojë për ndihmën tuaj
Sulmohet depoja e naftës në Arabinë Saudite

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se perspektiva evropiane që i është premtuar Kosovës përmes Marrëveshjes për Stabilizim Asociimi mbetet teorike derisa nuk përcillet me hapa konkretë drejt anëtarësimit.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që gjatë këtij viti të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në konferencën e mbajtur në gjashtë vjetorin e hyrjes në fuqi të MSA-së,

Bislimi ka folur edhe për situatën ekonomike në vend për çka ka thënë se shifrat tregojnë që nuk ka krizë ekonomike.

“Rritja ekonomike nuk matet me vrojtime, ose me bindje, ose opinione, mirëpo janë statistika të vrazhda të cilat grumbullohen nga disa agjenci, nga Agjencia e Statistikave, nga Banka Qendrore, nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe do të ishte e palogjikshme të diskutojmë mbi vërtetësinë e këtyre shifrave. Ajo çka mund të diskutojmë, që i bie sferës normative, i bie që a mjafton kjo rritje ekonomike t’i adresojë sfidat me të cilat ballafaqohemi ose jo, mirëpo si e tillë nuk mund të kundërshtohet”, vijoi Bislimi.

“Performanca buxhetore në tre muajt e parë të vitit 2022. Në bazë të statistikave që kam për datën 5 prill. Deri me datën 5 prill, kemi një rritje të të hyrave, sërish rritje të të hyrave buxhetore në raport me vitin paraprak për 25.4 për qind, do të thotë për një të katërtën apo diku 120 milionë kemi më shumë të hyra në buxhet sesa kemi pasur vitin e kaluar, e viti i kaluar ka qenë një vit jashtëzakonisht i mirë. Kjo tregon që përkundër brengave dhe përkundër dëshirës që të ngjallim një lloj panike të qytetarët për krizë ekonomike numrat e kundërshtojnë këtë në mënyrë të fuqishme”, ka thënë Bislimi.

Bislimi pranoi se dy vitet e fundit kane qenë të vështira për qeverinë, qytetarët e bizneset për shkak të pandemisë dhe krizës energjetike, mirëpo u shpreh se shifrat për rritje ekonomike janë kokëforta.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, deklaroi se vendi duhet të përfshihet në reforma afatgjata duke thënë se progresi varet shumë nga fuqizimi i sundimit të ligjit, arsimi cilësor e stabiliteti ekonomik.