Rritja e çmimeve të konsumit ditëve të fundit është vërejtur në shumë vende të botës. Në lidhje me këto rritje ka reaguar presidenti i ShBA-së, Joe
Rritja e çmimeve të konsumit ditëve të fundit është vërejtur në shumë vende të botës.
Në lidhje me këto rritje ka reaguar presidenti i ShBA-së, Joe Biden i cili ka thënë se raporti i ri i indeksit të çmimeve të konsumit pasqyron “shtrëngimin që amerikanët po ndiejnë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës”.
Sipas Biden, fajtor për këtë është Vladimir Putin për pushtimin e tij në Ukrainë, duke bërë kështu që edhe çmimet të rriten.
“Siç e kam thënë që në fillim, do të ketë kosto nëpër shtëpi pasi ne vendosim sanksione në përgjigje të luftës së paprovokuar të Putinit, por amerikanët mund ta dinë këtë: kostot që po i imponojmë Putinit dhe miqve të tij janë shumë më shkatërruese sesa kostot me të cilat përballemi”.