Bie në pranga mitrovicasi i dytë për mashtrimin ndaj gjilanasit, ia morën 6 mijë euro për veturën që s’ia dhanë kurrë

HomeLajmeLokale

Bie në pranga mitrovicasi i dytë për mashtrimin ndaj gjilanasit, ia morën 6 mijë euro për veturën që s’ia dhanë kurrë

Në muajin tetor, Afan Beqiri, nga Mitrovica u arrestua nën dyshimet për mashtrim ndaj një qytetari të Gjilanit, të cilit ia kishte marrë rreth 6 mijë

“Më mirë mos t’isha gjallë të dielën mbrëma”, Xhemajl Hasani ngushëllon veten me këngën e Medës
Alban Hyseni: Ia dolëm
Suspendohet polici kosovar pasi kërkoi pagesat e shujtave, ai i ka disa fjalë për pushtetin e Albin Kurtit

Në muajin tetor, Afan Beqiri, nga Mitrovica u arrestua nën dyshimet për mashtrim ndaj një qytetari të Gjilanit, të cilit ia kishte marrë rreth 6 mijë euro për shitblerjen e një veture. E këtë vepër, Beqiri nuk e kishte kryer i vetëm, por në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër, i cili shijoi lirinë deri dje.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari, Artan Kajtazi, i cili ishte në kërkim policor, është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me Beqirin kanë vënë në lajthitje një 50-vjeçar nga Gjilani.

Ky i fundit ka paguar mijëra euro përmes bankës për një veturë të cilën nuk e mori kurrë, e gjë e cila bëri që ta denoncojë rastin në Polici dhe njësitë policore të aktivizohen për arrestimin e të dyshuarve.

Viktima nga Gjilani ishte marrë vesh me të dyshuarit që të japë 6 mijë euro për veturën, por më pas i dyshuari, Afan Beqiri, nuk i kishte dërguar automjetin ashtu siç ishin dakorduar.

Pas arrestimit të të dyshuarit tjetër, Artan Kajtazi, i njëjti është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Mashtrimi”.