Bie për një cent çmimi i naftës dhe benzinës të premten në Kosovë

HomeLajme

Bie për një cent çmimi i naftës dhe benzinës të premten në Kosovë

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e premte. Sipas njoftimi

Drita – Gjilani, formacionet zyrtare të derbit të Anamoravës
Barrikada, të shtëna armësh e reagime të shumta – e gjitha çfarë ndodhi dje në veri të Kosovës lidhur me reciprocitetin për targat dhe letërnjoftimet
Nga sot pritet përmirësim dhe zvogëlim i reduktimeve me rrymë

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e premte.

Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës i lejuar është 1,78 euro për litër. Një ditë më parë çmimi tavan i naftës ishte 1,79.

Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të premten është 1,43 derisa një ditë më parë ishte 1,44.

Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0,76, njëjtë sikur një ditë më parë.

Çmimet e lartcekura vlejnë të premten prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.