Bie Qeveria e Malit të Zi

HomeLajme

Bie Qeveria e Malit të Zi

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi në një seancë të jashtëzakonshme kanë votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviq

Ky është 50-vjeçari që u kap duke luajtur bixhoz në lokalin e tij në Viti
Australia do t’i dërgojë Ukrainës armë në vlerë të 50 milionë dollarëve
Haziri: LDK është partia më e madhe në Kuvend dhe do të sillet si e tillë

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi në një seancë të jashtëzakonshme kanë votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviq.

Votuan 51 deputetë, 50 prej tyre ishin për rënien e qeverisë ndërsa një votë ishte kundër, raporton rtcg.

Përveç kërkuesve të mocionit të sotëm të mosbesimit (DPS, SD, SDP, LP, DUA), për rënien e Qeverisë votuan edhe deputetët e Partisë Demokrate, Partisë Boshnjake, Prave i Ujedinjene Crne Gore.

Danijela Gjuroviq votoi kundër shkarkimit të Qeverisë së Abazoviqit, ndërsa deputeti i Forcës, Genci Nimanbegu ka abstenuar.

Deputetët e DF-së, koalicionit “E Bardha në të Zezë” dhe SNP-së, si dhe deputeti i Partisë Demokratike, Miodrag Lekiq, u larguan nga salla e Kuvendit para votimit.

Nga ministrat morën pjesë vetëm ministri i Mbrojtjes, Rashko Konjeviq dhe ai i Punëve të Jashtme, Ranko Krivokapiq.

Deputetët e koalicionit “E Bardha në të Zezë” dhe Partisë Popullore Socialiste SNP sonte, para vazhdimit të seancës, ofruan një Nismë për riformatimin e Qeverisë, por demokratët e refuzuan ofertën. /Telegrafi/