Bien pak çmimet e derivateve në Kosovë, kaq kushton një litër naftë

HomeLajme

Bien pak çmimet e derivateve në Kosovë, kaq kushton një litër naftë

Çmimet e naftës dhe derivateve të saj, ditë më parë kanë arritur nivelin më të lartë që nga paslufta në Kosovë. Megjithëse çmimet e derivateve në

Dosja e fajdeve: Babë e bir nga Gjilani dhanë 50 mijë euro e i morën 800 mijë
Maqedonia e Veriut e rrit pagën minimale në 300 euro
Qeveria ndan 100 milionë euro për ushtrinë, 10 milionë për zjarrfikësit e policinë

Çmimet e naftës dhe derivateve të saj, ditë më parë kanë arritur nivelin më të lartë që nga paslufta në Kosovë.

Megjithëse çmimet e derivateve në vendin tonë po vazhdojnë të jenë të larta, sot qytetari i Kosovës për një litër naftë paguan mbi 1.50 euro.

Fadil Berjani nga Shoqata e Naftëtarëve deklaroi për Gazetën Sinjali se aktualisht ka një rënie të lehtë të çmimeve.

Ai tha se një litër naftë sot ka kushtuar 1.55 euro, ndërsa benzina ka kushtuar 1.38 euro.
Sipas tij, këto çmime nuk mund të specifikohen se a do të bien në ditët në vijim.

“Për çmimet aktuale në vendin tonë nuk mund të themi se do të bien apo do të ngriten, sepse krejt kjo varet nga Berzha ndërkombëtare. Vlen të themi se këto çmime janë më të ulëtat në rajon. Aktualisht kemi një rënie të lehtë të këtyre çmimeve”, tha Berjani për Gazetën Sinjali.

Ndryshe, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve, Qeveria e Kosovës ditë më parë vendosi që të mos lejojë më shumë se 6% fitim për shitësit e derivateve me pakicë dhe 4% për shitësit me shumicë.