Bildt: Situata në veri po shpërthen, gjërat do të nxehen më shumë kur Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE

HomeLajme

Bildt: Situata në veri po shpërthen, gjërat do të nxehen më shumë kur Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE

Për situatën e krijuar në veri të vendit, ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt. Përmes një reagimi në Twitter, Bildt tha se

KEDS: Kemi mobilizuar të gjitha ekipet në terren për të rikthyer energjinë elektrike
Sami Lushtaku: Këtë fitore ja dedikojmë Presidentit Hashim Thaçi e kryetarit Kadri Veseli!
Dy policëve nga stacionit policor të Gjilanit u janë ndarë mirënjohje për përkushtimin e tyre në punë

Për situatën e krijuar në veri të vendit, ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt.

Përmes një reagimi në Twitter, Bildt tha se situata mund të tensionohet edhe më shumë, pasi që Kosova këto ditë ka paralajmëruar se do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Kriza po shpërthen sërish në veri të Kosovës. Gjërat gjithashtu do të nxehen pasi Kosova synon të dorëzojë aplikacionin në Bashkimin Evropian në ditët në vijim”, ka shkruar Bildt.

Tutje ai tha se duhet të respektohen marrëveshjet e arritura më parë.

“Por, përpara se ai aplikim të lëvizë kudo, ka marrëveshje që duhen respektuar dhe duhet të ndërmerren hapa të vështirë”, ka shkruar Bildt.