Bislimi: Marrëveshja për energjinë me Serbinë pothuajse është arritur

HomeLajme

Bislimi: Marrëveshja për energjinë me Serbinë pothuajse është arritur

Shefi i ekipit negociator të Kosovës në dialogun në Bruksel, Besnik Bislimi, ka pohuar se marrëveshja për energjinë pothuajse është arritur. Mirëpo

Sveçla: S’do lëmë gurë pa lëviz për liberalizimin e vizave
Sektori publik edhe sot në pushim
“Nuk do të kthehem kurrë”, mediat kroate: Të rinjtë nga Kosova nisen masivisht drejt Gjermanisë

Shefi i ekipit negociator të Kosovës në dialogun në Bruksel, Besnik Bislimi, ka pohuar se marrëveshja për energjinë pothuajse është arritur.

Mirëpo, jo edhe ajo për targa, për të cilën fajin sipas tij e ka pala serbe.Në një intervistë për televizionin N1, ai tha se dialogu “nuk po e ndjek ritmin që pala kosovare po synon”.“Ky ngadalësim është kryesisht pasojë e strategjisë që padyshim është zgjedhur nga pala negociatore nga Beogradi, e cila krijon pengesa të panevojshme në proceset që po kalojmë. Kjo vlen edhe për marrëveshjen energjetike dhe targat”, thotë Bislimi.

Sa i përket energjisë, ai thotë se nga nëntë pika kanë mbetur vetëm një hap që duhet ta bëjë pala serbe dhe se pret që ai të bëhet gjatë javës së ardhshme.

“Mendoj se nuk ka asnjë arsye që asnjëra palë të thotë se nuk mund të fillojë menjëherë zbatimin e marrëveshjes”, tha ai.

Duke iu përgjigjur pyetjes se pse nuk ka marrëveshje për çështjen e targave, Bislimi thekson se pala serbe “refuzoi të zgjidhte një nga opsionet që ishin në tavolinë”.

Ai ka shtuar se drejtori i zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka premtuar se do të vijë në Bruksel me një propozim që do të përfaqësojë një zgjidhje të përhershme dhe që është në përputhje me standardet më të mira të Bashkimit Evropian.

Ai tutje tha se Kosova është në proces të hartimit të një plani alternativ që do t’i ketë të gjitha elementet e reciprocitetit.

Ai shton që janë të interesuar që të shqyrtojnë modalitete shtesë për mbrojtjen e pakicave në tërësi.

I pyetur nëse Kosova është e obliguar ta zbatojë marrëveshjen aktuale, Bislimi tha se disa nga marrëveshjet e nënshkruara ishin të përkohshme.

Bislimi po ashtu pohon se para komunitetit ndërkombëtar dhe serbëve vendorë kanë prezantuar mekanizmat dhe fondet që mundësojnë integrimin e komunave.