Bizneset pa përkrahje komunale, të gatshme për ndryshimin e madh në pushtetin lokal!

HomeLokale

Bizneset pa përkrahje komunale, të gatshme për ndryshimin e madh në pushtetin lokal!

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Alban Hyseni viziton bizneset e vogla në qendër të Gjilanit. Hyseni tha se nga afër pamë se pandemia ia ka vështi

Lutfi Haziri viziton shkollën e agrobiznesit, zotohet për përkrahje ndaj nxënësve e të rinjve në agrobiznes me të gjitha kapacitetet
PDK: Përlepnica e kryengritësve, si në të kaluarën edhe tani do ta ngrisin flamurin e fitores
Reshat Ymeri konfirmon besimin për Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Alban Hyseni viziton bizneset e vogla në qendër të Gjilanit.

Hyseni tha se nga afër pamë se pandemia ia ka vështirësuar shumë punën, ku poashtu dihet se shkaku i pandemisë, edhe shumë biznese të tjera janë detyruar të mbyllen. E në anën tjetër, as pushteti komunal nuk i ka qëndruar afër atyre.

Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Ajsun Abdullahu Sadiku, Selvete Sylejmani, Besnik Shala, Afërditë Maloku e Anila Tusha Kastrati, u zotuan se me qeverisjen e re të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bizneset do të kenë mbështetje të mjaftueshme pa bërë diskriminime, dhe do qëndrojmë pranë tyre për t’i dëgjuar shqetësimet që mund të kenë.