Blinken: Ne nuk kërkojmë konflikt, por jemi gati nëse vjen tek ne

HomeLajme

Blinken: Ne nuk kërkojmë konflikt, por jemi gati nëse vjen tek ne

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka folur lidhur me situatën në Ukrainë në mbledhjen e sotme të NATO-s dhe ministrave të Jashtëm të Bashk

Dosja e Gjykatës: Të pandehurit për vrasjen në Gjilan kishin përgatitur planin
“S’po pastron dhe s’po kujdesesh për fëmijët”/ Burri rrah brutalisht gruan në Përlepnicë
SBASHK: Nuk organizuam greva në kohën e Hashim Thaçit, na rriti pagat 50%

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka folur lidhur me situatën në Ukrainë në mbledhjen e sotme të NATO-s dhe ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Blinken ka thënë se NATO nuk kërkon konflikt, por nëse konflikti shkon tek ata, janë të gatshëm për atë dhe do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s.

“Në kohën kur po ndodh agresioni rus kundër Ukrainës, kjo aleancë është bashkuar me shpejtësi dhe vendosmëri”, është shprehur ai.

NATO dhe ministrat e Jashtëm të BE-së janë mbledhur sot në Bruksel, për të diskutuar për situatën në Ukrainë.

/GazetaSinjali/