Borrell tregon se takimi i Kurtit dhe Vuçiqin në Bruksel, do të jetë me 18 gusht

HomeLajme

Borrell tregon se takimi i Kurtit dhe Vuçiqin në Bruksel, do të jetë me 18 gusht

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, ka njoftuar se ka ftuar kryeministrin e

Sot takohen dy kryeministrat shqiptar, Kurti e pret Ramën me ceremoni shtetërore
Qeveria thotë se duhen masa të reja për frenimin e Omicronit
Rritja e çmimeve të produkteve në Kosovë, qytetarët ankohen se po ua vështirëson jetën

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, ka njoftuar se ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Borrell ka bërë të ditur se takimi do të mbahet më 18 gusht në Bruksel.

“Kam ftuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka shkruar Borrell.

Takimi vjen pas tensioneve që u ngritën në veri të vendit, pasi qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet për targat dhe dokumentet serbe.

Serbët lokalë vendosën barrikada dhe bllokuan rrugët që çonin në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Pas kërkesës së ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, reciprociteti u shty për një muaj nga ana e ekzekutivit, kur edhe u hoqën të gjitha barrikadat nga serbët lokalë.