Brendi i njohur botëror i veshmbathjeve mbyll dyqanet në Rusi, hap një në Kosovë

HomeLajme

Brendi i njohur botëror i veshmbathjeve mbyll dyqanet në Rusi, hap një në Kosovë

Gjigandi ndërkombëtar suedez i modës ka vendosur t’i mbyllë 240 pika të saj në disa vende për t’i hapur 95 të tjera me cak Amerikën Jugore dhe Ballkan

Ukraina u bën thirrje ushtarëve rusë që të dorëzohen
A do t’i mjaftojë buxheti kryetarit të Prishtinës?
A pritet të ketë diell, këto janë temperaturat për sot

Gjigandi ndërkombëtar suedez i modës ka vendosur t’i mbyllë 240 pika të saj në disa vende për t’i hapur 95 të tjera me cak Amerikën Jugore dhe Ballkanin.

Kompania ndaloi të gjitha shitjet në Rusi, Bjellorusi dhe Ukrainë, duke mbyllur 185 dyqane, në fillim të këtij muaji dhe gjithashtu ndaloi shitjet online në Rusi.

Rusia është tregu i gjashtë më i madh i H&M, që përfaqëson 4% të shitjeve, dhe ndalimi i operacioneve në rajon vjen mes një bojkoti të vazhdueshëm në Kinë, më parë një nga tregjet e saj më të mëdha, pasi ngriti shqetësime për pambukun me burim nga rajoni i Xinjiang, shkruan Yahoonews.

Këtë vit H&M do të lansojë gjashtë tregje të reja, me Kamboxhia që tashmë është hapur në mars përmes ekskluzivitetit. Tregjet e tjera të reja të H&M në vitin 2022 do të jenë Ekuadori, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, dhe përmes ekskluzivitetit Kosta Rika dhe Guatemala. Në vitin 2023 ka në plan të hapë dyqanin e parë në Shqipëri