Bujar Nevzati garon me numër 5 në listen për asamble të PDK-së

HomeLokalePolitikë

Bujar Nevzati garon me numër 5 në listen për asamble të PDK-së

Të nderuar miq! Anëtarë të PDK-s! Qytetarë të Gjilanit! Kam qenë i privilegjuar që gjithë këto vite të kem mbështetjen e bashkëpunimin tuaj në gjit

Lagjja “Tregu i Gjelbër” e gatshme për ta vulosur fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE
PDK është adresa e parë dhe e vetme për banorët e Luginës së Preshevës
Takim i jashtëzakonshëm në Malësinë e Karadakut në fshatin Shurdhan

Të nderuar miq! Anëtarë të PDK-s! Qytetarë të Gjilanit!

Kam qenë i privilegjuar që gjithë këto vite të kem mbështetjen e bashkëpunimin tuaj në gjithë angazhimin tim politik, si asambleist, Kryeses i Kuvendit në Gjilan e drejtor në Drejtorinë e Arsimit.

Kam qenë e kam mbetur ky që jam vetëm për faktin se e kam pasur ndihmën tuaj kurdo.

Ju më keni bërë ky që jam gjithë këto vite; ma keni mundësuar që të qëndroj vertikalisht, të jem kurdo në anën e të drejtës e interesit qytetar e nacional.

Më shumë se 20 vjet më parë unë uniformën e UÇK-s e zëvendësova me një luftë tjetër – atë për ndërtim, zhvillim e rritë të lirisë tonë; me përpjekjen për pavarësinë e zhvillimin e atdheut tonë-shtetit tonë.

Kurdo dola ballëhapur para jush sepse ishim të sinqertë në përballjet tona, ishim të ndershëm dhe i kuptonim sfidat e u gëzoheshim sukseseve. Ishim bashkë në gjithë këtë rrugëtim timin politik dhe unë jam shumë i lumtur për besimin tuaj.

Për zgjedhjet e 17 tetorit unë edhe një herë jam në garë, sepse PDK në këto kohë të vështira që po kalon ka nevojë për zërin, qëndrimin  edhe për angazhimin tim.

Në rrethanat kur PDK është goditur rëndë pa dy liderët e saj, z. Thaçi e z. Veseli që po e zhvillojnë edhe një betejë në mbrojtje të të shenjtës UÇK dhe produktit të saj Lirisë e Pavarësisë së Kosovës tonë, ne nën drejtimin e z. Memli Krasniqi e me zonjën Leonora Bunjaku në udhëheqje të Gjilanit, duam të qëndrojmë fuqishëm në rrugën e zhvillimit të vendit tonë, të komunës tonë; në rrugën ku liria, drejtësia, barazia, mirëqenia e zhvillimi bëhen kahje të domosdoshme të ecjes përpara.

Të nderuar miq!

Ju tashmë e dini angazhimin e përkushtimin tim, prandaj i lumtur për raportin e ndërtuar e ruajtur gjithë këtë kohë, kërkoj me shumë respect mbështetjen tuaj.

Në shpirt kam mbetur idealist i papërmirësuar e në veprime kam provuar të ndihmojë kudo që është kërkuar ndihma ime.

Ju falemnderit për gjithë rrugën që e kemi bërë bashkë; ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e sinqertë e miqësor.

Unë do të mbetem i juaji; ai Bujar që e njihni.

Zoti ju ruajt ju e familjet tuaja!

Ju falemnderit.

#PDK177
#BujarNevzati5