Burri në Gjilan pasi del nga burgu fyen e kërcënon gruan e cila s’do të bashkëjetojë më me të

HomeLajmeLokale

Burri në Gjilan pasi del nga burgu fyen e kërcënon gruan e cila s’do të bashkëjetojë më me të

Një rast i dhunës në familje është denoncuar të mërkurën rreth orës 20:00 në qytetin e Gjilanit, ku një grua ka raportuar në Polici se bashkëshorti i

Komuna e Gjilanit nderon dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli e Arben Ramadani, në 23-vjetorin e rënies
Qemajl Mustafa bënë thirrje të përkrahet Alban Hyseni, Luten e quan ‘Pablo Escobar’
Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë

Një rast i dhunës në familje është denoncuar të mërkurën rreth orës 20:00 në qytetin e Gjilanit, ku një grua ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj e ka kërcënuar përmes telefonit.

Bëhet e ditur se gruaja ka deklaruar në Polici se bashkëshorti i saj, me të cilin ka tre fëmijë, kishte qenë në burg për 3 vite dhe ishte liruar 3 javë më parë.

Viktima ka thënë së bashkëshorti i saj e kishte thirrur duke e fyer dhe kërcënuar, pasi që sipas saj, ajo nuk dëshiron të bashkëjetojë më me të.

Sipas Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, ky është rasti i vetëm i denoncuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit.