‘Çakorri, Zhlepi’: Abazovic ia shuan shpresat Kurtit për demarkacionin

HomeLajme

‘Çakorri, Zhlepi’: Abazovic ia shuan shpresat Kurtit për demarkacionin

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, ia ka shuar shpresat kryeministrit Albin Kurti, për çështjen e demarkacionit. Ai mbrëmë është

Policia jep detaje të reja për aksionin e djeshëm: U konfiskuan mallra në vlerë mijëra euro
Ndarja e 100 eurove, kur pritet t’i marrin punëtorët e sektorit privat
Fondacioni “Avni Hyseni” mbyll iniciativën për Drinor Gashin nga Gjilani: Për 24 orë u siguruan mbi 152 mijë euro

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, ia ka shuar shpresat kryeministrit Albin Kurti, për çështjen e demarkacionit. Ai mbrëmë është shprehur shkurt dhe prerë për këtë çështje, duke çuar mesazhin te Kosova se ai s’do të jetë i hapur për rinegociimin e kësaj marrëveshjeje me kryeministrin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Kur u zyrtarizua ardhja e Dritan Abazovicit në krye të Qeverisë së Malit të Zi, kryeministri Albin Kurti, partia e tij Vetëvendosje (VV), por edhe një pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mbajtën gjallë shpresat se një ditë çështja e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi do të ridefinohet.

Ndërkaq kryeministri Albin Kurti në mars kishte thënë se po e pret qeverinë e re në Mal të Zi që të fillojnë takimet e përbashkëta ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Mallit të Zi, siç u zhvilluan me shtetet tjera të rajonit.

Ai pati thënë se temë diskutimi tha se do të jetë edhe çështja e Demarkacionit me këtë shtet, i ratifikuar katër vite më parë.

Do të mbetet për t’u parë nëse Abazoviq do të hapet për ta diskutuar edhe njëherë një çështje të mbyllur siç është demarkacioni, mirëpo vullneti i tij politik për ta rihapur një rrëmujë të mbyllur, duket i vogël pas zgjedhjes kryeministër.