Ceo i ‘ARKATANA’ Muhamet Ajrullahu në bisedime që ta blej SC Gjilanin

HomeLajmeLokale

Ceo i ‘ARKATANA’ Muhamet Ajrullahu në bisedime që ta blej SC Gjilanin

Në evenimetin për shitjen e klubit futbollistik ” SC Gjilani “, ofertues i vetëm Muhamet Ajrullahu, pronar i kompanisë “AR KATANA” Eventimenti para

Dy gra rrahen mes vete te Stacioni Autobusave në Gjilan, njërës i caktohet masa paraburgimit
Femra që u dhunua në Gjilan është 13 vjeçare, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin
Temperatura verore gjatë kësaj jave në Kosovë

Në evenimetin për shitjen e klubit futbollistik ” SC Gjilani “, ofertues i vetëm Muhamet Ajrullahu, pronar i kompanisë “AR KATANA”

Eventimenti paralajmëruar nga avokati, Arsim Vranovci për shitjen e 100% të aksioneve të klubit futbollistik “SC Gjilani” është mbajtur në hotelin Astoria.

“Ne besojmë se “SC Gjilani’ ka një të ardhme të ndritshme dhe është një mundësi e shkëlqyer për investim. Andaj edhe ju ftojmë të merrni pjesë dhe të informoheni më shumë për klubin si dhe ju inkurajojmë të shqyrtoni dorëzimin e një oferte”, kishte thënë përmes një paralajmërimi ditë më parë avokati Vranovci nga Studio Ligjore “Global Legal Business SH .P.K”.

 

Ndërkaq, derisa pritej për të ardhur në këtë ngjarje pronarë kompanish të ftuara nga ana e tij për të ofruar ofertat e tyre për blerjën e klubit futbollistik “SC Gjilani”, në ngjarje ishte i pranishëm vetëm zotëri Muhamet Ajrullahu, pronar i kompanisë të suksesshme, – “ AR KATANA ”.

 

Duke iu referuar mungesës së ofertuesëve nga kompanitë tjera në evenimentin e organizuar për shitjen e klubit futbollistik në fjalë, avokati Vranovci, tha: ” Shkrimet në disa media dhe fjalët nga grupe të njerëzve se Florim Zuka po kthehet në klubin futbollistik ”SC Gjilani”, duket se kanë krijuar këte situate, edhe përkundër demanteve që ishin nga ana jone, se nuk thuhej e vërteta”.

 

Ai ka ritheksuar se ka autorizimin për shitjen e klubi futbollistik “SC Gjilani” dhe sipas tij, ky klub shitet në 100 për qind te aksioneve.

 

Nga ana tjetër, Muhamet Ajrullahu, pronar i kompanis së suksesshme,,”AR KATANA ” nga Gjilani u shpreh se për të patur një ofertë edhe më serioze, ka nevojë për njoftime të hollësishte për gjithcka që ka të bëjë me shitjen e klubit futbollistik ” SC Gjilani “.

Arsim Vranovci, avokati i autorizuar për shitjen e këtij klubi u zotua se do të ketë gjitha përgjigjiet lidhur me interesimet që vijne nga ana e tij, lidhur me shitjen e këtij klubi.