Çfarë guximi, shikon se si burra e gra ukrainase u dalin përballë tankeve ruse

HomeLajme

Çfarë guximi, shikon se si burra e gra ukrainase u dalin përballë tankeve ruse

Në Starobilsk, në regjionin e Luhanskit i cili ndodhët në Ukrainën lindore, qindra qytetarë kanë bllokuar rrugën, me ç’rast kanë bllokuar edhe konvoji

Rritet edhe paga e policit në 619€
Policia jep detaje për punëtoren e KEDS-it që u gjet e vdekur në zyrën e saj në Gjilan
Gjinovci i ashpër me Kurtin: Paret e popullit po ia jep dhëndrit të Erdoganit

Në Starobilsk, në regjionin e Luhanskit i cili ndodhët në Ukrainën lindore, qindra qytetarë kanë bllokuar rrugën, me ç’rast kanë bllokuar edhe konvojin e trupave ruse që të mos hyjnë në këtë vend, shkruan Gazeta Metro.

Qytetarë të mbështjellë me flamurin ukrainas shihet duke bërë rezistencë dhe duke krijuar një kordon dhe barrikada me qëllim pamundësimin e kalimit të ushtrisë ruse.

Ndërsa edhe në Energodar janë parë shumë qytetarë me flamurin e tyre duke bllokuar rrugën, me qëllim pengimin e kalimit të artilerisë ushtarake ruse.

Ndryshe, sot në Bjellorusi pritet të takohen delegacionet e të dyja shteteve për të diskutuar për situatën e krijuar në këtë pjesë të europës./gazetametro.net