“Çfarë kanë të përbashkët lumi Buna dhe Drini i Zi?”, testi arritshmërisë nëpër rrjete sociale

HomeLajme

“Çfarë kanë të përbashkët lumi Buna dhe Drini i Zi?”, testi arritshmërisë nëpër rrjete sociale

Sot është duke u mbajtur pjesa e parë e testit të arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar mbi 24 mijë nxënës. Ky test i arritshmërisë, organi

Nga sot në lagjen ‘Dardani’ në Gjilan, bëhen rrugët një kahëshe
Theret me thikë një person në Gjilan
Albani, përsëri po e shkelë ligjin për emërimin e nënkryetarit për minoritete

Sot është duke u mbajtur pjesa e parë e testit të arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar mbi 24 mijë nxënës.

Ky test i arritshmërisë, organizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, që ka për qëllim orientimin e nxënëseve për regjistrimin në shkollat e mesme të larta.

Por, ajo çfarë po bie më shumë në sy, është një fenomen i cili përfshirë edhe këtë vit, ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Ky fenomen është ai i kopjimit. Ku nxënësit, shumë lirshëm, arrijnë të fotografojnë testet dhe t’i publikojnë ato në rrjetet sociale si në Facebook, duke kërkuar ndihmë në mënyrë që t’i përgjigjen saktë pyetjeve.

Duhet shtuar se këto postime nuk janë të vetmet, dhe në grupet e hapura së fundmi ka dhjetëra të tilla.