Çfarë po ndodh në Gjilan, rregulla sa për sy e faqe

HomeLajme

Çfarë po ndodh në Gjilan, rregulla sa për sy e faqe

Shkruan gazetari Besim Toska Edhe përkundër se qytetarët ishin të pakênaqur me udhêheqêsit e institucioneve lokale e ato qendrore dhe donin ndryshi

Shkruan gazetari Besim Toska

Edhe përkundër se qytetarët ishin të pakênaqur me udhêheqêsit e institucioneve lokale e ato qendrore dhe donin ndryshimin në terren (Gjilan) thuajse nuk ka ndryshuar asgjë.

Anarkia vazhdon në shumë fusha të jetës.

Fëmijët e kësaj ane tash sa vjet lindin e rriten pa parë mjete (cisterna) duke larë rrugët, trotuaret e sheshet e kêsaj ane, pos që akoma fshihen si në kohên e komunizmit me fshisa.

Nga njëherë laheshin edhe me kamionë zjarrëfiksish….

Ekspertët e komunës kanë bërë rrugët e Dardanisë një kahshe pa kurrfar ekspertize apo ndoshtaj interesave të dikujt, ku konunikacioni është në kaos në këtë lagje ndër më të mirat në Kosovë e më gjerë.

Në një pjesë të Gavranit janë rregulluar trotuaret, por mungojnë vendkalimet për këmbësor e pjerrinat e në rrugët dytësore janë bërë shkel e shko edhe pse ish paria e komunëa ishin në dijeni.

Shumë automjete nuk respektojnë fare shenjat e një kahshes duke kaluar në rrugën e parë kryesore dhe pa u friksuar se mund të denohen nga policia edhe pse kritikohen nga ngasësit e përgjegjshëm.

Po ashtu shqetësuese është edhe bllombimi i kalimit të këmbësorëve në sheshin kryesor në qendër e ku asnjëri thuajse nuk zbaton shenjêzimin.

Disa nga rrugët kryesore janë të stërmbushura me automjete të cilat ndalen në rrugë sidomos para zyrave të inspeksionit deri tek kazerma, duke u bllokuar qendra me kolona e pritje të gjata dhe askush nuk reagon nga institucionet, duke vazhduar avazi i udhêheqësve të institucioneve të kaluara.

Sheshet janë të mbushura me motocikleta, trotineta e makina për fëmijë duke rrezikuar qytetarët dhe nuk vendosen shenja për ndalimin e tyre.

E komuna është interesant se lejon në qytet lëvizjen e parkimin e kamionëve sidomos në lagjen Dardania duke ndotur mjediain shtëpiat, rrugën nga era e derivateve, ulja e balta e gurët.

Po ashtu shqetësuese është edhe zhurma dhe papastërtia në disa nga lokalet e gastronomisë, sikur të jesh në diskoteka, ku thuhet se pak ka inspektime e gjobitje.

Po ashtu prishje të rendit e qetësisë bëhen edhe nga disa shitës të CD-ve.

Nga ana tjetër në qytet shihen duke lëvizur edhe automjete e motor pa targa e paisje sigurie e ku nuk dihet se çfarë bartin e bëjnë.

Komuna dhe policia duhet të zbatojnë rregullat e bëjnë ndryshime sepse qytetarët duan jetë më të mirë e jo anarki.