Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen dhjetëra raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre, të
Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen dhjetëra raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre, të cilët jo çdo herë i denoncojnë për shkak të frikës.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe në rrugën “Vëllezërit Bytyqi”, në Kamenicë, mbrëmë pas mesnate.
Sinjali mëson se rasti është raportuar nga një 25-vjeçare, e cila e ka denoncuar bashkëshortin e saj me të cilin tash e disa muaj nuk jetojnë bashkë, për motive xhelozie.
Burri nga Kamenica dyshohet se i ka shkaktuar presion e dhunë psikike bashkëshortes së tij, pasi kjo e fundit nuk e ka lejuar të hyjë në banesën e saj. Në pikë të natës, ai i ka shkuar gruas te banesa, me ç’rast ka tentuar të depërtojë brenda me forcë, duke bërtitur edhe me zë të lartë.
Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që zgjidhja më e mirë është të kërkohet ndihmë nga Policia, duke e denoncuar rastin.
Policia ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku është përballur me denoncimin e gruas për problemet që ia ka shkaktuar.
Me urdhër të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe ngarkohet me veprën penale “dhunë në familje”.