Çitaku: 6 me 2 orari i reduktimeve në mes të gushtit, mund ta marrim me mend si do të jetë dimri

HomeLajme

Çitaku: 6 me 2 orari i reduktimeve në mes të gushtit, mund ta marrim me mend si do të jetë dimri

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se beteja e vërtetë tash është energjia e jo “luftërat imagjinare në kokën e kry

Detaje se si ndodhi vetaksidenti, ku ra vetura në parkingun e Interex (VIDEO)
Kurti me mesazh për serbët e Kosovës: Ruajeni qetësinë, mos u ndikoni nga regjimi autoritar në Beograd
Cilët punëtorë do t’i marrin nga 50 dhe 100 euro për tre muaj, sipas Pakos së Ringjalljes Ekonomike – tregon Ministri Murati

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se beteja e vërtetë tash është energjia e jo “luftërat imagjinare në kokën e kryeministrit”.

Ajo i është referuar njoftimi të KEDS-it, ku nga sot do të ketë reduktime të energjisë elektrike.

Sipas saj, dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë situatë.

Çitaku ka shtuar se sigurimi i energjisë është çështje e sigurisë kombëtare.

“Këto janë betejat e vërteta, e jo luftërat imagjinare në kokën e Kryeministrit”, ka shkruar Çitaku.

Postimi i saj i plotë:

6-2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është i ultë. Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit.

Dikush duhet me dhanë përgjegjësi për sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarsinë energjetike të Kosovës.

Sigurimi i energjisë është çështje e sigurisë kombëtare. Këto janë betejat e vërteta, e jo luftërat imagjinare në kokën e Kryeministrit.