Çitaku: Kosova nuk është e Albin Kurtit, qeveritë shkojnë e vijnë

HomeLajme

Çitaku: Kosova nuk është e Albin Kurtit, qeveritë shkojnë e vijnë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka shprehur kritika ndaj Qeverisë Kurti. Ajo përmes një shkrimi në Facebook, tha se Kosova nuk është e Albin Ku

Hiqen të gjitha masat anti-COVID në Shqipëri
Nagavci bën thirrje sërish për nisjen e mësimit: Ka vetëm një palë të barrikaduar
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga ushtarët Amerikanë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka shprehur kritika ndaj Qeverisë Kurti.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, tha se Kosova nuk është e Albin Kurtit. Sipas saj, Qeveritë shkojnë e vijnë, ndërsa Kosova është e përjetshme.

“Kosova nuk është e Albin Kurtit. Kosova është mëmëdheu ynë. Shtëpija jonë e përbashkët. Qeveritë shkojnë e vijnë, e Kosova është e përjetëshme. Opozita e mëherëshme, padurimin ndaj udhëheqësve të kohës e ka shndërru në mohim ndaj Kosovës dhe gjithçkaje. Nuk guxojmë të biejm në atë grackë.

Kosova e ëndërrave tona ka me u jetësu”, tha ajo.