Çitaku thotë se mësimi s’po fillon për shkak të kokëfortësisë së Kurtit

HomeLajme

Çitaku thotë se mësimi s’po fillon për shkak të kokëfortësisë së Kurtit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se procesi mësimor nuk po fillon për shkak të kokëfortësisë së kryeministrit Alb

Shqipëria “hyn” në BE, flamuri i valon midis Brukselit
“50 mijë euro për vrasjen e kryeministrit” – deputeti i VV-së tregon se a është ky kërcënimi që aktivizoi Njësinë Speciale
Ministria e Shëndetësisë ndryshon sërish datën: Masat antiCOVID hyjnë në fuqi nesër

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se procesi mësimor nuk po fillon për shkak të kokëfortësisë së kryeministrit Albin Kurti.

Në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku ka shtuar se Kurti po refuzon që të dialogojë me sindikatat për të zgjidhur çështjen e grevës, njofton Klan Kosova.

“Se a duhet të fillojë mësimi është pyetje që nuk duhet shtruar. Pyetja është pse nuk po fillon mësimi. Përgjigjen e keni tek kokëfortësia e Kryeministrit dhe refuzimi i tij për dialog social”.