Çka mund të bëni në Kosovë me 100 euro

HomeLajme

Çka mund të bëni në Kosovë me 100 euro

Kryeministri Albin Kurti, ka habitur me deklaratën e tij lidhur me ndarjen e shumës prej 100 euro, për pensionistët, studentët dhe punëtorët e sektori

Për kanosje prangoset gjilanasi dhe dërgohet në burg
Rrahje në Gjilan – një person theret me thikë e një tjetër arrestohet
OSBE do ta përkrah në vazhdimësi Policinë e Kosovës në Gjilan

Kryeministri Albin Kurti, ka habitur me deklaratën e tij lidhur me ndarjen e shumës prej 100 euro, për pensionistët, studentët dhe punëtorët e sektorit publik dhe privat, duke thënë se është nga vendet e rralla që e bëjnë një gjë të tillë, shkruan Gazeta Metro.

Kurti e ka quajtur si të rrallë vendimin e qeverisë së tij për t’i ndarë nga 100 euro për këto kategori. Ndërsa ka shtuar se nuk janë të vetmit që po zbatojnë masa si këto, pasi të ngjashme kanë marrë Franca dhe Gjermania.

“Ne mund të jemi Qeveria e parë e Republikës së Kosovës, që po bën një rishpërndarje të tillë të parave te qytetarët kur ata kanë nevojë. Ndoshta edhe mund të jemi prej vendeve të rralla që po veprojnë kështu. Por, gjithsesi nuk jemi të vetmit, që po zbatojmë masa si këto. Në tetorin e vitit të kaluar, Franca kishte ndarë nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat dhe publik dhe për pensionistët si përgjigje ndaj rritjes së inflacionit. Kurse muajin e kaluar Gjermania ka vendosur që ndër të tjera të ndajë 300 euro shtesë të njëhershme për të gjithë punëtorët, si përgjigje ndaj rritjes së çmimit të energjisë”, theksoi ai.
Kurti bëri të ditur se të hyrat në tremujorin e parë 2022 janë më të larta 17 për qind sesa vitin e kaluar.
“Vitin e kaluar të hyrat buxhetore u rritën për një të tretën. Këtë tremujor, të hyrat përveçse janë më të larta se sa vitin e kaluar, afër 17%, edhe një herë janë më të larta se sa parashikimet e institucioneve. Këto janë para të qytetarëve, të cilat ne po ua kthejmë qytetarëve kur ata kanë nevojë, sepse ata kanë nevojë. Është e rëndësishme të përsërisim thirrjen që të blejmë sa më shumë produkte vendore dhe të kërkojmë kuponët fiskalë për produktet dhe shërbimet e paguara. Në fund, asnjëri nga ne, anëtarë të kabinetit qeveritar, nuk do të përfitojë nga shtesa prej 100 eurove, por e ftoj gjithsecilin prej nesh që të votojnë për ata që do të përfitojnë nga këto shtesa”, përfundoi Kurti.