Kurti e përfundon vizitën në SHBA, niset drejt Zvicrës

HomeLajme

Kurti e përfundon vizitën në SHBA, niset drejt Zvicrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, që do të mbahet në qytetin Davos. Si

ATK në kërkim të një operatori të ri për furnizim me Arka Fiskale
Kurti uron Ditën e Evropës: Me qeverisjen tonë po jetësojmë ndryshimet dhe përshpejtojmë anëtarësimin në BE
“Babai i tij s’e dha jetën t’i vritet djali pabesisht nga dora e shqiptarit” – Postimi prekës i familjarit të 23-vjeçarit që u vra mbrëmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, që do të mbahet në qytetin Davos.

Siç njoftoi Zyra e Kryeministrit të hënën, Kurti do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë.

Ai gjithashtu do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”.

“Gjatë qëndrimit në Zvicër, kryeministri Kurti gjithashtu do të zhvillojë takime me mërgatën tonë”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti e përfundoi vizitën gati 20-ditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku takoi sipërmarrës, senatorë e bashkatdhetarë.