Çmimet e ushqimeve mbetën pothuajse të pandryshuara në nëntor

HomeLajme

Çmimet e ushqimeve mbetën pothuajse të pandryshuara në nëntor

Çmimet e ushqimeve mbetën pothuajse të pandryshuara në nëntor, pasi ulja e çmimit të drithërave, qumështit dhe produkteve të qumështit neutralizoi rri

Sipas mediumit serb, Vuçiq nuk do të dënojë agresionin e Putinit
Një grua në Gjilan arrestohet për lëndimin e një burri
Dy ditë të acarta në Kosovë, temperaturat ulen deri në -9 gradë

Çmimet e ushqimeve mbetën pothuajse të pandryshuara në nëntor, pasi ulja e çmimit të drithërave, qumështit dhe produkteve të qumështit neutralizoi rritjen e çmimit të farave vajore dhe sheqerit, njoftoi Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë.

Indeksi i çmimeve të FAO-s në shportën e produkteve ushqimore bazë rezultoi mesatarisht 135.7 pikë në muajin nëntor dhe ishte 0.2 pikë më i ulët se në tetor.

Çmimet po ashtu janë pothuajse të barabarta me nivelin e nëntorit të vitit të kaluar, transmeton Hina.

Drithërat janë bërë më të lira në muajin nëntor, me 1.3 për qind krahasuar me tetorin, pasuar nga qumështi dhe produktet e qumështit, çmimet e të cilave janë 1.2 për qind më të ulëta.

 

Në një raport të veçantë për ofertën dhe kërkesën në tregun e drithërave, FAO uli parashikimin e saj për prodhimin e drithërave të këtij viti në 2.75 miliardë tonë. Në nëntor, ai parashikoi se do të arrinte 2.76 miliardë tonë.

Kjo do të thotë se prodhimi do të ulet me dy për qind këtë vit dhe do të bjerë në nivelin më të ulët në tre vitet e fundit.

Parashikimi u ul për shkak të perspektivave më të dobëta për të korrat e misrit të Ukrainës, pasi lufta rriti ndjeshëm kostot në periudhën pas korrjes.