Çmimi i Nderit të Qytetit iu nda mikes së madhe të komunës sonë, aktivistes dhe humanistes Barabara Langmack

HomeLajme

Çmimi i Nderit të Qytetit iu nda mikes së madhe të komunës sonë, aktivistes dhe humanistes Barabara Langmack

Çmimi i Nderit të Qytetit iu nda mikes së madhe të komunës sonë, aktivistes dhe humanistes Barabara Langmack. Zonja Langmack nga shteti mik i yni Gje

OKB: Nxehtësia ekstreme do ta kërcënojë njerëzimin, asnjë komb s’është imun
Reshje bore dhe ditë të akullta, parashikimi i motit deri në fundjavë
E përkrahu Bekim Jasharin, “Kamishi” reagon për herë të parë për rezultatin në Skenderaj

Çmimi i Nderit të Qytetit iu nda mikes së madhe të komunës sonë, aktivistes dhe humanistes Barabara Langmack. 🇩🇪 Zonja Langmack nga shteti mik i yni Gjermania, nga viti 2000 e gjer më tani ka ndihmuar vazhdimisht ambulantën e fshatit në Kishnapole, dhe fshatrat përreth. Ajo gjithë këto vite është kujdesur që ky institucion shëndetësor për asnjë çast të mos mbetet pa barna dhe banorët gjithmonë të kenë mundësinë të marin shërbimet e nevojshme shëndetësore. Zonja Langmack nuk u mjaftua asnjëherë me kaq, ajo ka ndihmuar Gjilanin edhe në fushën e arsimit. Nuk janë të pakët kuadrot që ajo u financoi shkollimin. Shëndetësia dhe arsimi janë përkushtimet më të mëdha të saj, njëkohësisht sfidat më të mëdha për ne, dy fusha këto ku duhet të përqendrohemi edhe më shumë dhe t`i zhvillojmë edhe më tepër në të ardhmen. Në emër të qytetarëve të Komunës së Gjilanit, kryetari i Komunës z. Alban Hyseni shprehi mirënjohje të thellë për kontributin e saj prej humanisteje të madhe.