Dafina Zeqiri publikon albumin “Dafinë Moj”

HomeShowbiz

Dafina Zeqiri publikon albumin “Dafinë Moj”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka publikuar albumin esaj të shumë paralajmëruar, “Dafinë Moj”. Ky album është kurorëzim i një pune d

“E ka lëshuar një këngë të Unikkatilit”, avokati i Feros tregon detajet se si erdhi deri të rrahja e qytetarit nga reperi
Përmes kanalit zyrtar në YouTube, Genta Ismaili nesër zbulon gjininë e binjakëve (FOTO)
Ska më dyshime! Genta Ismajli shtatzënë për herë të parë, publikohet videoja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka publikuar albumin esaj të shumë paralajmëruar, “Dafinë Moj”.

Ky album është kurorëzim i një pune disa vjeçare të këngëtares në bashkëpunim me autorë të ndryshëm të muzikës.

“Dafinë Moj” ka plot 14 këngë, 10 prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Kënga e parë e albumit mban të njëjtin titull, “Dafinë Moj” dhe është një duet me mamanë e saj, Melihate Zeqiri, e cila ka qenë edhe personi nga i cili ajo ka trashëguar talentin për t’u marrë me muzikë.

Të tjera bashkëpunime përfshijnë emra të njohur nga estrada si: DJ Geek, Lyrical Son, MC Kresha, Elinel, Tuna, Argjentina Ramosaj, Ron, Lumi B dhe Buta.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Në kopertinën e albumit, Dafina shfaqet si një vajzë e thjeshtë në një lëndinë me qengja, teksa mban një prej tyre në dorë.

“Dedikuar një gruaje vërtetë shumë të veçantë, Melihate Zeqiri”, shkruhet në një rresht të nënvizuar në koopertinën e “Dafinë Moj”.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ekipi i këngëtares përndryshe ka njoftuar që të gjitha të ardhurat nga shitja e këtij albumi do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve autikë.

Albumi mund të blihet si kopje fizike në GjirafaMall, teksa mund të gjendet edhe online në platformat muzikore, përfshirë YouTube.